Kryeministri Kurti fillon vizitën në ShBA

Aktuale

Kryeministri Kurti fillon vizitën në ShBA

Më: 6 maj 2022 Në ora: 10:49
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në ShBA kryeministri Kurti do të zhvillojë disa takime.

Ai do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Sipas njoftimit zyrtar, Kurti sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Kurti pati agjendë të ngjeshur tre ditët e fundit. Qëndroi në Berlin të mërkurën me ftesë së kancelarit gjerman Olaf Scholz. U takua edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. Ndërsa pati një darkë joformale edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. 

Kryeministri Kurti u takua të enjten edhe me ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë, Christine Lambrecht, në Prishtinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat