390 raste aktive me Covid-19 në vend

Aktuale

390 raste aktive me Covid-19 në vend

Më: 9 maj 2022 Në ora: 07:37
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 390.

Dje nga 797 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërsa janë shëruar 19 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.616.

Dje janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër Covid-10.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat