Islami tregon pse u vra Ilir Konushevci: Refuzoi të jetë pjesë e Rognerit dhe...

Aktuale

Islami tregon pse u vra Ilir Konushevci: Refuzoi të jetë pjesë e Rognerit dhe...

Nga: P.R Më: 9 maj 2022 Në ora: 20:47
Ilir Konushevci

Janë bërë tashmë 24 vite që kur u vra ushtari i UÇK-së, Ilir Konushevci, vrasja e të cilit ka mbetur ende një enigmë e pa zbardhur. Konushevci u vra bashkë me mjekun Hazir Mala, më 9 maj të vitit 1998 në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curr.

E Gazmend Islami, kryetar i Ballit Demokrat në Kosovë, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Konushevci u vra në pabesi, pasi refuzoi të bëhej pjesë e Shtabit të “Rognerit”.

“Ilir Konushevci ishte baza më e fuqishme e furnizimit dhe lëvizjeve Çlirimtare në Kosovë, mirëpo ai kurrë njëherë nuk ishte pjesë përbërëse e strukturave të Rognerit, prandaj me të drejtë mund të themi që Iliri u vra në pabesi dhe në pritë të organizuar. Kur sot dihen ekzekutuesit, kur sot dihen implikuesit e kësaj vrasjeje, nuk ka faqe të historisë që mund ta fsheh këtë vrasje makabre e cila kishte vetëm një qëllim, eliminimin e Ilir Konushevcit”, ka shkruar ndër tjerash Konushevci, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sot, para 24 viteve u vra, gjeneratori dhe gjenerali më i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci, i cili me të drejtë mund të themi që radhitet krahë për krahë me Zahir Pajazitin, Adem Jasharin, Mujë Krasniqin etj.

Ilir Konushevci ishte baza më e fuqishme e furnizimit dhe lëvizjeve Çlirimtare në Kosovë, mirëpo ai kurrë njëherë nuk ishte pjesë përbërëse e strukturave të Rognerit, prandaj me të drejtë mund të themi që Iliri u vra në pabesi dhe në pritë të organizuar.

Kur sot dihen ekzekutuesit, kur sot dihen implikuesit e kësaj vrasjeje, nuk ka faqe të historisë që mund ta fsheh këtë vrasje makabre e cila kishte vetëm një qëllim, eliminimin e Ilir Konushevcit.

Bëjê thirrje në prokurorinë e shtetit dhe në shtetin shqiptarë, që të fillojnë të merren vërtet me zbardhjen e kësaj vrasjeje, sepse në këtë vrasje ka të implikuar edhe struktura të larta shtetërore, edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Shteti duhet të tregoj që ka drejtësi në këtë vend, sepse varri i tij asnjëherë nuk do të jetë i qetë përderisa vrasësit e tij, ose urdhërdhënësit e vrasjes së tij, janë të lirë dhe jetojnë mirë.

Kështu që ne gjeneral, të përkulemi në veprat e tua për jetën e juaj, për veprimtarinë tënde, por kurrë nuk do të heshtim që vrasja jote një ditë të zbardhet dhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrinë dënimin e merituar.

Lavdi jetës dhe veprës së gjeneralit Ilir Konushevcit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat