I reagoi ashpër Albin Kurtit, Vlora Çitakut i kundërpërgjigjet Naim Miftari

Aktuale

I reagoi ashpër Albin Kurtit, Vlora Çitakut i kundërpërgjigjet Naim Miftari

Nga: N. Sh. Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:33
Vlora Çitaku dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën e tij të në Amerikë.

Ai udhëtoi përtej Atlantikut të premten, por s’ka njoftuar se sa ditë do të qëndrojë atje.

Vizitën e Kurtit në SHBA e ka komentuar ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo vlerëson se është alarmuese nëse kryeministri Kurti e përfundon vizitën në Amerikë pa asnjë takim të nivelit të lartë shtetëror.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se për t’u pritur në Shtëpinë e Bardhë, Departament të Shtetit apo Pentagon duhet të kesh agjendë konkrete.

“Deri më tani po bëhen një javë, një vizitë shumë e zbehtë e kryeministrit Kurti në ShBA. Nuk është e rëndomtë që një kryeministër i një vendi të shkojë në një vizitë në SHBA ta quajë atë vizitë pune. Janë bërë më shumë se një vit që Kurti është në krye të qeverisë dhe ende s’ka pasur takim me Sekretarin e Shtetit apo të Mbrojtjes apo në Shtëpi të Bardhë dhe kjo duhet të na shqetësojë”, tha ajo.

Mirëpo, Vlora Çitakut i ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

“Mirë e ki ti shumë, se Albin Kurti ja Vjosa Osmani sa të jenë në Amerikë duhet me kërkua në çdo vend Bolltonin edhe atë dhëndrin serb Matias Pallmerin ose Richard Grenellin e me i thanë, sikurse ju dhe Hashim Thaçi bash me juve, se jena marrë vesh edhe me vëllain tonë Aleksader Vuqiçin, Edi Ramën e Baton Haxhiun, besa edhe me Vladimir Putinin e do ta ndajmë Kosovën fifti-fifti, tap Kosova, tap ftesa nga Shtëpija e Bardhë!”, shkruan Naim Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat