Super lajm/ Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Aktuale

Super lajm/ Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 00:47
Këshilli i Evropës

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Burimet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se aplikacioni është i gatshëm dhe se aplikimi do të bëhet së shpejti, me siguri të enjten.

Mundësinë e aplikimit të Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës e ka përmendur të mërkurën ne Bruksel presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se me këtë, Kosova po e shkel Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Uashingtonit.

Përpara darkës joformale të organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj, Vuçiq tha se “është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe Serbinë”.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg.

Nga kjo organizate është përjashtuar Rusia se fundmi, dhe tani në ketë organizatë ekziston shumica e 2/3 te votave të nevojshme për anëtarësimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat