Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në Facebook pas aplikimit të për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Osmani tha se tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës janë: demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
“Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, u shpreh presidentja, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT
Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës.
Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.