Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Grupet më të fuqishme në Bundestag po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Grupet më të fuqishme në Bundestag po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:01
Bndestagu gjerman

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga rupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman.

Ambasadori Ajeti, në një postim në Facebook, ka publikuar letrën e dy deputetëve gjermanë, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja, përmes së cilës përkrahet anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

Ndryshe, sot edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se mezi presin ta shohin Kosovën si pjesë të Këshillës të Evropës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat