​Haxhiu e Kelmendi diskutojnë për reformën në drejtësi

Aktuale

​Haxhiu e Kelmendi diskutojnë për reformën në drejtësi

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:37
Foto nga takimi

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ata biseduan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë penale, procesin e reformës në drejtësi, si dhe identifikimin dhe tejkalimin e sfidave në sistemin e drejtësisë. 

Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje për vazhdimin e forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhunës në familje dhe trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. 

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në fund të takimit, palët kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat