Lajçak deklarohet nga Brukseli, dështon marrëveshja për targat - këto janë detajet

Aktuale

Lajçak deklarohet nga Brukseli, dështon marrëveshja për targat - këto janë detajet

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:48
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

Ai ka thënë se rezultatet nga takimi janë të përziera.

Megjithatë, ka thënë Lajçak, është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë.

“Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat