Emisari gjerman: Kosova është zemra e Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës

Aktuale

Emisari gjerman: Kosova është zemra e Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës

Më: 14 maj 2022 Në ora: 10:50
Manuel Sarrazin

I Dërguari Special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania ka pozicion të qartë mbështetës në raport me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë: Kosova është zemra e Europës dhe përket në Këshill të Europës.

Dje, e sigurova ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për mbështetjen tonë për anëtarësim”, ka shkruar sot Sarrazin në Twitter.

Sarrazin po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë për herë të parë pas marrjes së detyrës nga qeveria gjermane në shkurt të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat