Xhaçka: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën!

Aktuale

Xhaçka: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën!

Më: 15 maj 2022 Në ora: 14:38
Olta Xhaçka

Në Ministerialin e Berlinit Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprehu qëndrimin “PRO” ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë për të cilat ajo tha se Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse.

Xhaçka tha ndër të tjera  se NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

Sa i takon situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka tha se bashkimi është celësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

 “Të gjithë do të bëjmë gjithcka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, tha ajo.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë. Takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), u fokusua tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO.

Një ditë më parë, pak Ministrja Xhacka u takua me homologun e Ukrainës, Dmytro Kuleba, ku nënvizoi se Ukraina meriton një perspektivë drejt Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat