Përfundon takimi i kryesisë së Kosovës

Aktuale

Përfundon takimi i kryesisë së Kosovës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 07:25 Përditësuar në ora: 12:21 më 16.05.2022
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Tërheqja e mjeteve nga Trusti, PDK-ja reagon pas mbledhjes së Kryesisë

Projektligji për Fondet Pensionale të Kosovës nuk do të procedohet në seancë parlamentare as gjatë kësaj jave, është bërë e ditur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit. Iniciativa është duke u shqyrtuar ende në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

PDK-ja ka thënë se shpreson që projektligji të procedohet në seancë javën e ardhshme.

Udhëheqësi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës që ta procedojë në kryesinë e kuvendit Projektligjin për Fondet Pensionale.

Kësisoj, tha ai, Kryesia e Kuvendit do të mund ta procedonte për shqyrtim në senacë parlamentare projektligjin i cili do të mundësojë tërheqjen e një pjese të kursimeve të qytetarëve nga Trusti.

Sot kemi pritur të shqyrtohet projektligji për Trustin,. Një çështje e tillë qenka në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne i kërkojmë komisionit që ta sjell projektligjin me komente, në mënyrë që ta procedojmë për seancën e radhës. Ne shpresojmë që të hënë e ardhshme ta kemi mundësinë që ta procedojmë projektligjin për Trustin”, tha ai.

Tahiri i ka ftuar deputetët e pushtetit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë për iniciativën që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Mendoj që secili deputet duhet të mendoj dhe të reflektoj për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ftoi pozitën që të arrijë një kompromis lidhur me ndryshimet e propozuara ligjore për Fondin Pensional.

Tahiri tha se rritja e çmimeve e ka bërë “të rëndë” jetën e qytetarëve dhe ka rënduar ekonomitë familjare.

Kusari: Seanca e radhës mbahet më 19 maj

Shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila , tha se seanca e radhës mbahet më 20 maj.

Ajo ka thënë se një fakt i pakontestushqm është se Kosova ka hy në një stad stabil të zgjedhjeve

“U vendos që seanca e re të mbahet me 19 maj në ora 10:00. Pas përmbylljes së pikave të seancës së re do vazhdohet me debatin parlamentar për siguri. Sot, në mbledhje kemi diskutuar për konstituimin dhe fillimin e ekipit për reforma zgjedhore. Janë kërkesa të akumuluar tash ndër vite. Disa her janë bërë përpjekje për të hyrë në reforma zgjedhore”.

Një fakt i pakontestueshëm është se Kosova ka hy në një stad stabil të zgjedhjeve. Është mundësia për lehtësimin në votim të shtetaseve tan që janë jashtë vendit”.

Kryesia e Kuvendit takohet sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot nga ora 11:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Ky është rendi i ditës:

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale,


III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.


IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,


V. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.


VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.


VII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat