Haradinaj këshillon Kurtin për takimet në SHBA

Aktuale

Haradinaj këshillon Kurtin për takimet në SHBA

Më: 16 maj 2022 Në ora: 23:55
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të kërkojë takim bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu që puna e mbetur në gjysmë të finalizohet.

I ftuar në “Debat Plus” pas takimeve të tij në SHBA, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeverisë së Kosovës është duke i  munguar iniciativa për komunikim bilateral me Departamentin e Shtetit.

“Kurti duhet të kërkonte takim bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i thoshte se kemi lënë një punë në gjysëm”, ka thënë Haradinaj.

“Unë jam ankuar që është duke vazhduar ‘dialogu i teknikëve’ dhe qeverisë po i duket argëtuese të flas për qështjen e stikerave”, ka thënë Haradinaj, gjersa ka shtuar se ky është momenti ideal që Kosova të kërkojë njohjen nga Serbia, tani që kjo e fundit nuk po pranon ti vendosë sanksione Serbisë.

Haradinaj ka thënë se ai nuk është përpjekur të zbulojë çështje të reja në takimet e tij duke thënë që shqetësohet se “marrëdhëniet e acaruara” të Kurtit mund të jenë një problem për Kosovën.

“Jam i habitur nga Kurti”, ka theksuar ai.

Lideri i AAK-së ishte pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, me të cilin kishte biseduar “për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe njohjen reciproke të saj”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat