Reagon Jaha Zeneli: Kam qenë në Komisionin për pranimin e gardianëve, por nuk jam nipi i Mefail Bajqinovcit

Aktuale

Reagon Jaha Zeneli: Kam qenë në Komisionin për pranimin e gardianëve, por nuk jam nipi i Mefail Bajqinovcit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 10:59
Jaha Zeneli dhe Mefail Bajqinovci

Anëtari i Komisionit për punësimin e gardianëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Jaha Zeneli, ka reaguar ndaj shkrimit me titull: “Parregullsitë në punësimin e gardianëve nga Qeveria Kurti – vendimmarrës ishte nipi i Mefail Bajqinovcit”

I njëjti e ka pranuar se ka qenë pjesë e Komisionit, por jo se edhe është nipi i deputetit Bajqinovci.

Më poshtë reagimi i plotë i Jaha Zenelit:

Fillimisht dua ta demantoj dhe të ju informoj se unë nuk e kam fare dajë M. Bajqinovcin, e as ai nuk më ka fare nip mua.

Lidhja e ime apo e nënës time nuk lidhet askund me familjen e M. Bajqinovcit, unë jam nga fshati Brainë ndërsa M.B. është nga Prishtina kurse paraardhësit e tij janë nga fshati Popovë.

Me M. Bajqinovcin njihemi vetëm nga pranvera e vitit 2019, arsyeja pse i them dajë është se nëna ime është nga ajo anë, prej nga ishin të parët, katragjyshët e M. Bajqinovcit, mirëpo nuk kanë asnjë lidhje farefisnore, në asnjë shkallë gjenetike të lidhjes.

Kjo ka mbetë si traditë, unë në shenjë respekti, të gjithë njerëzve të asaj ane iu them dajë. kjo është e tëra, mund ta vërtetoni si të doni dhe kur të doni.

Po ashtu edhe mua me dhjetëra njerëz qe nuk i njoh fare më quajnë dajë, kur i pyes pse më thonë dajë, thonë se i kanë dajët nga Braina…

Kjo ishte sa i përket pikës së parë,

ndërsa sa i përket pikës së dytë, rreth pretendimeve për parregullsitë në konkursin për 50 zyrtarë korrektues, ju them me përgjegjësi të plotë  se nuk ka pasur asnjë lloj parregullësie, bile unë besoj fuqishëm se ka qenë konkursi ma i rregullt, ma i drejtë  dhe ma fer qe është mbajt ndonjëherë në SHKK.

Askush nga ne nuk kam qenë në presion nga askush, nuk ka marrë listë nga askush dhe unë nuk e kam njohur asnjë militant partiak të asnjë partie. Është e natyrshme dhe e kuptueshme se nga të pa pranuarit  ka pakënaqësi euforike e të cilat persona të ndryshëm mund ti keqpërdorin për qëllime të ndryshme…!

Besoj se të gjithë ata që kanë parashtruar ankesë lidhur me pretendimet e tyre për konkursin, do të marrin përgjigje nga instancat gjegjëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat