Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me Covid-19

Aktuale

Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me Covid-19

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Katër raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 31 pacientëve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 523 testime. Numri i rasteve aktive ka arritur në 282.

Njoftimi i plotë

17 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.

Në total numri i rasteve aktive është 282.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat