Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Brojë

Aktuale

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Brojë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 17:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, ka vizituar prindërit e Thaçit në Brojë të Drenicës.

Në një foto të siguruar nga RTK, Prosper shihet i ulur bashkë me Haxhi dhe Hyrë Thaçin në oborrin e tyrë në Brojë. Prosper ka qenë shumë i zëshëm kundër Prokurorsë të Dhomave të Specializuar të Kosovës. 

Ai kishte theksuar se në Hagë duke duke u tentuar që të ndryshohet narracioni për luftën dhe historia e Kosovës. 

Prosper u kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate. 

Ai kishte kërkuar që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës. 

Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat