Bislimi kërkon ndihmën e Çekisë për liberalizimin e vizave

Aktuale

Bislimi kërkon ndihmën e Çekisë për liberalizimin e vizave

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:23
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Martin Dvorak, me të cilin ka diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe prioritetit ndaj agjendës evropiane.

“Liberalizimi i vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës kërkojnë mbështetje të gjerë për t’u përfunduar suksesshëm si proces, në koordinim dhe me angazhimin e plotë të Qeverisë”, ka thënë Bislimi.

Ai gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e Çekisë si kryesuese e ardhshme e Presidencës së BE-së ndaj aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat