Mbushet salla në Gllogjan, bashkëluftëtarët presin lirimin e Haradinajt dhe Gucatit

Aktuale

Mbushet salla në Gllogjan, bashkëluftëtarët presin lirimin e Haradinajt dhe Gucatit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 10:43
Mbushet salla në Gllogjan, bashkëluftëtarët presin lirimin e Haradinajt dhe Gucatit

Mbushet salla në Gllogjan, bashkëluftëtarët presin lirimin e Haradinajt dhe Gucatit

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Deçan janë mbledhur sot në Gllogjan për ta përcjellë drejtpërdrejt seancën për Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin. Sot pritet të shpallet vendimi i Speciales për Haradinajn dhe Gucatin, teksa ish-bashkëluftëtarët presin lirimin e tyre.

Në një prononcim për media, Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL UÇK-së dega në Deçan, tha se dyshja po qëndron padrejtësisht në Hagë dhe presin lirimin e tyre.

“Ne po presim sot që bashkëluftëtarët tanë që gjenden padrejtësisht atje të lirohen…Është padrejtësi që na ndodhi tash e 23 vite, duhet mu përballë prap…Uroj që drejtësia ta thotë fjalën e vetë dhe të kthehen bashkëluftëtarët, padrejtësisht ndodhen atje”, u shpreh ai.

Salla është mbushur dhe njejtë po presin edhe bashkëluftëtarët e tjerë lirimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat