PSD: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet nga institucionet e Kosovës

Aktuale

PSD: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet nga institucionet e Kosovës

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Partia Socialdemokrate, ka reaguar pas shpalljes së dënimit nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, me nga 4 vjet e gjysmë burgim.

Përmes një komunikate, PSD thotë se aktgjykimi dënues ndaj Gucatit e Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë e as me të vërtetën.

“Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Tutje, kjo parti ka bërë thirrje se nëse Gjykata Speciale është e Kosovës, atëherë ajo duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës.

Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se sot, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat