Ambasadori amerikan publikon në Tviter përshtypjet e vizitës së djeshme në Mitrovicë – “Mitrovica është manifestimi më i mirë i së ardhmes së Kosovës”

Aktuale

Ambasadori amerikan publikon në Tviter përshtypjet e vizitës së djeshme në Mitrovicë – “Mitrovica është manifestimi më i mirë i së ardhmes së Kosovës”

Nga: Fatmir Beka Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:33
Pamje nga vizita

Ambasadori amerikan Xhefri Hovenier ka publikuar sot në rrjetin social Tviter një publikim ku shpreh përshtypjet e jashtëzakonshme si shprehet nga takimet e djeshme të zhvilluara në Mitrovicë dhe takimet që kishte me kryetarët e Mitrovicës, drejtuesit e Policiës së Kosovës, mediet dhe aktivistët e shoqërisë civile, të shoqëruara edhe me foto nga takimet.

Lajmi është publikuar në portalin “Kosovo-online”, ku takimet me krerët komunal, ata të policisë së Kosovës, shoqërinë civile edhe mediet e pavarura i ka vlerësuar si manifestimin më të mirë të mundshëm të së ardhmes së Kosovës.

Hovenier theksoi se ka zhvilluar takime shumë produktive dhe të parat e këtij lloji , ku ka takuar edhe biseduar me kryetarët e Mitrovicës, pjesëtarët e policisë së Kosovës, mediet e pavarura dhe shoqërinë civile.

“Mitrovica është një ndër manifestimet më të mira të ardhmërisë së Kosovës” tha ai.

Hovenier shkroi në Tviter se ka takuar edhe ka biseduar me përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistët e rinj nga Mitrovica, të cilët janë mjaft të preokupuar që synimet e tyre të i bëjnë realitet dhe që Mitrovica të bëhet vend shumetnik edhe demokratik dhe që Kosova duhet të përparoj dhe të jap rezultate të prekshme për të gjithë qytetarët.

“ShBA janë të preokupuara që kjo të ndodhë realisht. Përderisa shumëkush janë të fokusuar në rolin e të kaluarës, besojmë se Mitrovica është një ndër manifestimet me të mira rë ardhmërisë së Kosovës” shkroi Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat