AAK e mirëpret deklaratën e Gjukanoviqit për çështjen e demarkacionit

Aktuale

AAK e mirëpret deklaratën e Gjukanoviqit për çështjen e demarkacionit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:40
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një komunikatë për media, e ka mirëpritur deklarimin e presidentit malazez Milo Gjukanoviq, i cili theksoi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, se çështja e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk paraqet problem për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjukanoviq për këtë çështje ka përmendur edhe marrëveshjen mes dy presidentëve, me të cilën Kosova dhe Mali i Zi zotohen për formim të një komisioni ndërshtetëror, i cili do të korrigjojë çdo gabim eventual që ka ndodhur në procesin e demarkimit të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Ndërkaq, sipas AAK-së, kryetari i tyre, Ramush Haradinaj, ditë më parë, deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e kryer.

Njëjtë deklaroi edhe Gjukanoviq në një intervistë për televizionin publik.

“Ashtu siç e thashë, marrëveshja për demarkacion ndërmjet dy vendeve tona është miratuar. Pas kësaj vazhdon pjesa teknike e punës. Komisioni i përbashkët do të dalë në terren duhet ta vizatojë në mënyrë precize këtë kufi dhe nëse në këtë çështje tregohet se është e logjikshme se disa gjëra duhet të korrigjohen dhe aty ekziston marrëveshja e dy palëve kjo nënkupton se do të bëhet në frymën e miqësisë dhe respektit të interesave të ndërsjella”.

“Unë nisem gjithmonë nga pika se Mali i Zi dhe Kosova janë miq dhe në mënyrë të përgjegjshme do ta ruajmë miqësinë tonë dhe do të provojmë që pikërisht me këtë miqësi të valorizojmë potencialet e shumta të bashkëpunimit tonë”, u shpreh Gjukanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat