“Nxehet” debati në kuvend: Tahiri ia përmend drogën Rexhajt

Aktuale

“Nxehet” debati në kuvend: Tahiri ia përmend drogën Rexhajt

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:18
Arbër Rexhaj dhe Abelard Tahiri

Një debat rreth Fondit të Sigurisë të FSK-së mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar në akuza personale.

Abelard Tahiri, i cili udhëheq Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ia ka përmendur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajt, për një rast të pretenduar të shoqërimit të deputetit në stacion policor për substanca narkotike.

Sipas Tahirit, deputeti nga Prizreni “është mësuar me shoqërime në stacione policore”.

“Tash kur po përmendet policia, Arbëri ka nga pak edhe fobi prej policisë sepse u mësu me u shoqëru disa herë në stacione të policisë për disa substanca jo fort të ndershme, prandaj ky e ka ngapak edhe telash e fobi çështjen e policisë”, akuzoi Tahiri, Rexhajn.

Por, Rexhaj tha se akuzat e Tahirit janë shpifje të cilat janë demantuar shumë kohë më parë nga institucionet e rendit dhe ligjit.

“Ky deputet po shërbehet me shpifje të cilat i kanë demantuar edhe Prokuroria dhe Policia në Prizren, po do të hedhë gurë në emrin tim me shpifje të tilla. Mirëpo unë po dal në temë: kur po thua ti që nuk janë mbledhë 2 milionë euro në ndërkohë nuk ke raport të institucioneve rreth kësaj teme, i bie që po dëshiron që përnjëmend shifrën me e ulë”, u kundërpërgjigj Rexhaj.

Tahiri kritikoi pushtetin qeverisës për mbajtjen sekrete të informatave rreth Fondit të Sigurisë të Ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat