​Konjufca: Shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë

Aktuale

​Konjufca: Shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:53
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se ai dhe shumë zyrtarë të tjerë publik e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë.

Ai në seancën e sotme plenare për situatën e sigurisë në vend tha se dhënia e pagave për Fondin e Sigurisë nuk është publicitet.

Konjufca: Shumë prej zyrtarëve publik e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë

“Unë për vete e kam dhënë (pagën), por nuk mendoj se duhet bërë publicitet për këtë punë. Mendoj se shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë (pagën), por nuk është punë e publicitetit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat