ZRRE merr vendim për tarifat e energjisë elektrike

Aktuale

ZRRE merr vendim për tarifat e energjisë elektrike

Më: 20 maj 2022 Në ora: 21:45
Ilustrim

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në një mbledhje të jashtëzakonshme që ka mbajtur sot, ka vendosur që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të datës 8 shkurt 2022 për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Ky vendim është marrë pasi që ZRRE ka pranuar vendimin e 18 majit të Gjykatës së Apelit, i cili vërteton aktvendimin paraprak të Gjykatës Themelore për këtë çështje.

““ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat