​Ministria e Arsimit jep një njoftim për provimin e Maturës Shtetërore

Aktuale

​Ministria e Arsimit jep një njoftim për provimin e Maturës Shtetërore

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Sipas njoftimit, provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në njoftim.

Për më shumë informata bashkëngjitur e gjeni dokumentin https://masht.rks-gov.net/uploads/2022/05/informata-udhezime-per-test-matures.pdf?fbclid=IwAR2qAWdNas0iaKKwgfITu2vAJzc6t6EsKJiBovg-PzecyMWGByVqxhWzf44.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat