Ali Berisha zgjedhet kryetar i AAK-së në Pejë

Aktuale

Ali Berisha zgjedhet kryetar i AAK-së në Pejë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:33
Ali Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Lajmi u bë i ditur në një postim nga faqja zyrtare të AAK-së në Pejë.

“Sot, në prezencën e 327 delegateve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolutë Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës së AAK-së në këtë qytet.

Kujtojmë Berisha ka qenë kryetar i Komunës së Pejës për dy mandate.

Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 18.000 vota, derisa në zgjedhjet e vitit 2009 u ri-zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës me 24. 000 vota të qytetarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat