Të enjten protestohet për tërheqjen e një pjese të parave të Trustit

Aktuale

Të enjten protestohet për tërheqjen e një pjese të parave të Trustit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:55
Bekim Haxhiu

Të enjten do të protestohet për Trustin, në mënyrë që qytetarët të lejohet të tërheqin deri në 30% te mjeteve të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Të enjten protestohet për Trustin, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu.

“Pasi që shumicës në grup iu përshtat ora 12:00 për të protestuar të enjten, ashtu e vendosëm!

Pra të enjten protestojmë në mënyrë paqësore para Kuvendit të Kosovës, dhe ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të votojnë Projektligjin për tërheqje 30 % të Trustit”, ka shpërndarë Haxhiu njoftimin e grupit organizues.

Moto e protestës do të jetë “Dil protesto për paratë e tua”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Deputeti Haxhiu prej kohesh ka dorëzuar në Kuvend një projektligj përmes miratimit të së cilit qytetarët do të mund të tërhiqnin mjete tjera nga Trusti i kursimeve pensionale.

Iniciativa është mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare LDK e AAK por deri më tani ka hasur në kundërshti të shumicës, pa votat e të cilëve nuk mund të kalojë projektligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat