Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos

Aktuale

Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:40
Foto nga takimi

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtues të PayPal, një nga kompanitë më të mëdha në botë që mundëson pagesa ndërkombëtare.

Kurti në takimin me Richard Nash, zëvendëspresident i PayPal dhe drejtues i Grupit për Marrëdhënie Globale me qeveri, dhe me Franz Paasche, zëvendëspresident i Lartë i PayPal dhe Drejtor i Çështjeve Korporative, ka biseduar për “indikatorët pozitivë ekonomikë, rritja ekonomike impresive dyshifrore, si dhe potenciali që ka Kosova në fushën e teknologjisë së informacionit”.

“Kryeministri theksoi shkallën e lartë të përdorimit të internetit në Kosovë, rritjen e nivelit të shfrytëzimit të tregtisë elektronike e-commerce dhe blerjeve online, si dhe dërgimin e remitencave nga mërgata, si faktorë të rëndësishëm e të dobishëm që PayPal të përfshijë edhe Kosovën në platformë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, i Kurti do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të ndërmarrjeve e liderë politikë, si dhe do të zhvillojë takime me mërgatën atje. Po ashtu do të merr pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat