MCC-ja do të mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë

Aktuale

MCC-ja do të mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur konferenca me donatorë me tëmë “Subvencionet për Eficiencë të Energjisë në Kosovë”.

Ky projekt siç u tha do të mundësoj dy benefite, atë të zvogëlimit të ndotjes së ajrit, si dhe të zvogëlimit të konsumit.

Me këtë raste  Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanoll,  foli për përfitimet që do t’i këtë Kosova nga këto iniciativa.

Këto iniciativa vin në një kohë të duhur për vendin. E para në krizën qe po kalo Kosova për shkak të luftës në Ukrainë. Jemi në një kohë ku sektorit të energjis në Kosovë po i japim një drejtim të duhur në të ardhmen”, tha ajo.

Ajo foli edhe për eficiencën e energjisë. “Sa i përket eficences së energjisë jemi duke punuar për të krijuar kushte për efiçincën e energjisë që përfshin sektorin privat. Është programi i parë qe përfshinë sektorin privat. Ne mirëpresim mësimet e juaja nga përvoja për të nxjerr masat sa i përket kërkesës së energjisë sa i përket amvisërisë”, tha ajo.

Alicia Philllips zëvendës kryetarë e MCC, tha se se është koha që të bashkëpunojnë në drejtim të eficiencës së energjisë. Ajo tha se mezi e pretë bashkëpunimin me Kosovën.

“Askush nuk ka pritur rritjen e energjisë rritjen e çmimeve. Askush nuk ka ndodhur që kjo të ndodh. Kur arrita u befasova sa ka shpenzimeve energjisë në sektorin e amvisërisë.

Koha është e jashtëzakonshme që të bëhemi bashkë dhe të flasim çfarë kemi mësuar gjatë kësaj periudhë. Ka qenë kënaqësi që MCCC të punoj me Qeverinë e Kosovës me sistemin pilot për energjinë në amvisëri”, tha ajo.

Në mbar botën kemi pa se si funksionon dhe mendoj se Kosova është e gatshme që t’i përdor këto mësime. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunime me Kosovën”, tha ajo.

Punimin e prezantoj Burim Hashani  drejtor në MFK. “Punojmë me fundin për garanci kreditore që bankat të lëshojnë kredi më lehtë. 26 milionë projekte kemi angazhuar në konsercium gjerman dhe afati është shtator 2022 për të përfunduar këtë program”. “Kemi 6 komuna të punojmë me ndërtesat shumëkatëshe. Është një projekt i shumëfishte. Kemi dhënë 400 grante në biznese. Efektet e këtij programi janë menjëhershme. Kemi një përqindje të lart të grave të punësuara në sektorin e energjisë”, tha ai.

60 për qind e konsumit bëhet nga amvisëritë, 80 për qind për ngrohjen e ambientit .Faktorët kryesor janë zvogëlimi i shfrytëzimit të energjisë, zvogëlimi i ftuarave . Faktorët që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë janë Përmirësimi i dritareve. Përmirësimi i hapësirave. Kemi 70 për qind e shtëpive të pa izoluara, pa dritare të dyfishta. 4000 shtëpi kanë aplikuar 1000 janë kualifikuar. 300 shtëpi tashmë janë kompletuar. Kemi 80 instalues të kualifikuar. Kemi ndukur në besimin e njerëzve”.

Ai bëri të ditur se sa u përket granteve kanë pasur 500 aplikime.

Në nivel të grantit kemi pasur 500 aplikime.  Tregu brenda një viti është përmirësuar jashtëzakonisht. Në aspektin e përfshirjes gjinore kemi inxhiniere dhe arkitekte gra që ta menaxhojmë punën. Po shpresojmë të paktën edhe për 100 shtëpi shtesë.  Mesatarja tani e grantit është mbi 500 euro. Kemi 1000 aplikacione të grantit të miratuara dhe 200 do miratohen ditën e ardhshme”.

Kemi vërejtur që pensionerët po aplikojnë për sisteme të ngrohjes. Kemi dhënë grant mbi 20 mijë euro”.  Retrofitet janë bërë në komunat Prishtina Mitrovica , Gjakova, Lipjan, Viti, Novobord. Kemi 4 milion dollar për këtë … Kemi 12 kontrata me kompani ndërtimore që po i bëjmë këto retrofite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat