Urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj “Toni Shqiptarit”, kunatit të Bashkim Osmanit

Aktuale

Urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj “Toni Shqiptarit”, kunatit të Bashkim Osmanit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:03
Sadri L., një tjetër shqiptar i njohur me nofkën “Toni Shqiptari”

EUROPOL-i i ka dhënë një goditje të fortë krimit të organizuar në Evropë më 2022.

Ndër të dyshuarit kryesorë, të cilët akuzohen për trafik kokaine dhe pastrim parash, është edhe kreu i dyshuar i grupit, shqiptari nga Kosova, Bashkim Osmani.

Ndërkaq, kërkimet vijojnë për arrestimin e bashkëpunëtorit të tij, raporton sot gazeta gjermane Bild.de.

Përveç Bashkim Osmanit, për rastin e hetuar nga EUORPOL-i dhe FBI-ja amerikane, dyshohet edhe Sadri L., një tjetër shqiptar i njohur me nofkën “Toni Shqiptari”.

Ai është kunati i Osmanit dhe siç raporton Bild, ai është i përfshirë në tregtinë e kokainës. Sipas Bild, ndaj tij është lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar.

Focus.de, një medium tjetër gjerman, raporton se Sadri L. është një personazh i njohur në Hamburg, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në biznesin e shtëpive publike në Gjermani. Hetuesit dyshojnë se ai ndodhet në Shqipëri.

Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane (EUROPOL) më 15 shkurt të këtij viti ka vënë në pranga Bashkim Osmanin.

Siç raportoi gazeta kroate Jutarnji List, Osmani u kap në Kroaci.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

Bashkim Osmani, i cili drejton një rrjet të kazinove në Evropë, bashkë me vëllezërit e tij, Burimin dhe Bekimin, prej vitesh jetojnë në Gjermani. Atje kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera evropiane.

Në mediat evropiane, vëllezërit Osmani u përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat