Dy biznesmenët e arrestuar për “drogën e rrallë” në Ferizaj

Aktuale

Dy biznesmenët e arrestuar për “drogën e rrallë” në Ferizaj

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:56
Afrim D

Afrim D. dhe Sefedin D. dyshohet se në bashkëpunim me 13 të dyshuar të tjerë, sollën për herë të parë në Kosovë drogën e njohur si “captagon”, e llojit heroinë, të hënën.

Droga u sekuestrua në rajonin e Ferizajt nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të koduar me emrin “Gropa” të hënën, njoftuan autoritetet shtetërore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth 80 kilogramë drogë e llojit “captagon” u sekuestrua në dy lokacione të ndara në rrethinën e Ferizajt.

Burimet i kanë thënë Paparacit se sasia e drogës depërtoi në Kosovë përmes një kamioni të kompanisë “Erioni 2010” Sh.P.K., në pronësi të afaristit Afrim D.. Kompania kishte deklaruar pranë autoriteteve të shtetit se po transportonte çaj.

Hetuesit, përmes aksionit “Gropa”, kanë zbuluar se në njërin nga mjetet transportuese të kompanisë, në Kosovë ishin transportuar rreth 80 kilogramë drogë e llojit të rrallë.

“Erioni 2010” SH.P.K. është një kompani e profilizuar në tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave, bazuar në të dhënat publike pranë regjistrit të bizneseve të Kosovës.

Sefedin D., një tjetër afarist i regjistruar pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), ka rënë në prangat e policisë.

Ai dyshohet për bashkë-kryerjen e veprës penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së narkotikëve. Bazuar në të dhënat publike, Sefedin D. është pronar i një biznesi individual që merret me instalime elektrike në Han të Elezit.

Në aksionin e quajtur “Gropa” janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë e gjashtë kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.

“Gjatë bastisjes janë gjetur/sekuestruar 76.5 kg të llojit narkotik kaptagon, narkotik sintetike, është lloj i parë i këtij narkotiki që është sekuestruar në Republikën e Kosovës, ky lloj narkotiku ka qenë i paketuar në qese nga 500 gr”, tha Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, të hënën.

Në një konferencë për media, Jashari tha se janë bastisur edhe dy vende të cilat dyshohet se kanë qenë laborator për përpunimin e kësaj droge.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat