​Memli Krasniqi: Mobilizim për Shaip Kamberin

Aktuale

​Memli Krasniqi: Mobilizim për Shaip Kamberin

Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:09
Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë.

Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc. 

Krasniqi ka Shkruar në Facebook se të gjithë shqiptarët në Tërnoc, më 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart. 

“Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë - e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat