Kryeministri Kurti në Samitin botëror në Davos po zhvillon një aktivitet të dendur me liderë politike dhe nga fusha e biznesit

Aktuale

Kryeministri Kurti në Samitin botëror në Davos po zhvillon një aktivitet të dendur me liderë politike dhe nga fusha e biznesit

Nga: Nefail Maliqi Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:45
Albin Kurti në Samitin botëror në Davos

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në diten dytë në Forumin ndërkombëtar në Davos të Zvicrës i shoqëruar nga ambasadori në Berne Sami Ukelli, po zhillon një aktivitet të dendur ku po zhvillon takime të shumta me liderë politik dhe të bizneseve, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27 nga Davosi.

Takimi i samitit botëror ka në fokus Ukrainën por njëkohësisht po përqendrohet rreth temës Historia në një pikë kthese: Politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch shkruan se z. Kurti gjatë qëndrimit në Samitin e Forumit Ekonomik Botëror (ËEF) do të zhvilloj një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik me një sërë takishem me personalitete botërore dhe përfaqësues te organizatave ndërkombëtare.

Kurti njëkohësisht në ketë samit botëror do të loboj edhe për anëterësimin e Kosovës në KE sikur edhe atë në Interpol.

Kryeministri Albin Kurti, takoi zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos.

Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Zëvendëspresidenti Berset tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.

U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes.

Zëvendëspresidenti Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, në një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, që qytetarëve të Kosovës do t’u mundësojë të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

U bisedua për mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, për të siguruar drejtësi sociale dhe ekonomike, si dhe mundësitë e shkëmbimit bilateral në fusha të ndryshme, e veçanërisht në shëndetësi.

Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës.

Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit tonë.

Duke biseduar lidhur me zhvillimet në Ukrainë, z.Berset tha se Zvicra mirëpret pozicionimin e qartë të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe botës demokratike, për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat