​SBASHK-u shpreson për marrëveshje me qeverinë brenda dialogut që të shmangen protestat

Aktuale

​SBASHK-u shpreson për marrëveshje me qeverinë brenda dialogut që të shmangen protestat

Më: 24 maj 2022 Në ora: 17:41
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

SBASHK-u në takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, por edhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së ka analizuar rrjedhën e protestës së 20 majit.

Në takim ishte vlerësim i përbashkët se ky veprim sindikal ka shënuar pjesëmarrje të madhe të sindikalistëve e veçmas të anëtarësisë së SBASHK-ut dhe se ata meritojnë respekt të lartë për qëndrimin e dinjitetshëm gjatë marshimit dhe gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta.

Në takimin e SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së, duke debatuar për hapat e radhës, u vendos unanimisht që të respektohet detyrimi dhe obligimi nga Ligji mbi grevat që para se të shkohet në grevën e përgjithshme të aktivizohet ndërmjetësuesi ligjor për të ndërmjetësuar në nisjen e dialogut mes BSPK-së dhe Qeverisë për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, thuhet në komunikatë. 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut dje janë takuar me zëvendësministrin Dukagjin Pupovci dhe anëtarë të kabinetit të ministres së Arsimit Arbërie Nagavci për të biseduar mbi gjetjen e zgjidhjes së kërkesave të punëtorëve të arsimit pa pasur nevojë për veprime të tjera sindikale. Të dy palët janë pajtuar që ta mbajnë të informuar njëra-tjetrën për çdo angazhime situatë të krijuar. 

Po ashtu përfaqësuesit e SBASHK-ut në kuadër të delegacionit të BSPK-së sot janë takuar me 6 deputetë të Vetëvendosjes, ku janë shprehur shqetësimet dhe kërkesat për dialog. 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar se do të angazhohen që të vazhdojnë takimet e dialogu me deputetët, komisionet parlamentare, por edhe me Qeverinë me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme të kërkesave brenda mundësive buxhetore. 

“Urojmë që dialogu i nisur të vazhdojë dhe të arrihen marrëveshje të pranueshme”, përfundon komunikata. 

Ndryshe, në protestën e 20 majit, BSPK ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë, si miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, si dhe nisjen e dialogut social. Kërkesa të ngjashme paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat