​21 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

Aktuale

​21 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 07:05
Fadil Nimani

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri.

Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.

Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat