Naser Ramadani jep detaje për Linë e Majmunëve

Aktuale

Naser Ramadani jep detaje për Linë e Majmunëve

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:39
Naser Ramadani 

Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani informon qytetarët se Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë dhe e njëjta nuk ka arritur akoma në Kosovë.

Ai tha se IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë me rekomandime sa i përket sëmundjes së Lisë së Majmunëve, i cili është shpërndarë në të gjitha institucionet shëndetësore.

“Duke pasur parasysh se kjo sëmundje e ka djepin në Afrikë, dalja e sëmundjes në kontinentet e tjera paraqet sfidë…Deri më tani paraqitet rrezikshmëri tejet e ulët e sëmundjes. Nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë në Kosovë me Linë e Majmunëve”, tha Ramadani në një konferencë për media.

Ai tha se vaksina ende nuk është e disponueshme, por ripërsëriti se Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë.

Gjithashtu, Ramadani tha se Lia e Majmunëve transmetohet te njerëzit përmes kontaktit të ngushtë, kontaktit me kafshën etj.

Në këtë konference u tha se në IKSHPK kanë filluar përgatitjet për porositjen e testeve diagnostikuese për këtë sëmundje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat