Asnjë i kërkuar nga Kosova në Interpol

Aktuale

Asnjë i kërkuar nga Kosova në Interpol

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:07
Interpol

Mund të duket e çuditshme, por megjithatë është e vërtetë. Në Interpol, që është organizata më e madhe policore e bashkëpunimit policor, Kosova nuk e ka asnjë shtetas të saj në këtë listë kërkimi.

Megjithatë, në faqen zyrtare të saj në internet, Policia e Kosovës është duke kërkuar 31 persona, si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në gjithë botën, sipas Interpolit, janë kërkohen 7.232 persona, s të dyshuar për krime të rënda, raporton RTKlive.

Mes tyre, 95 nga Bosnja e Hercegovina, 25 janë nga Serbia, 16 nga Shqipëria, 4 nga Mali i Zi, 2 nga Maqedonia e veriut.

E sot, me 25 maj, kur është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Humbur. Në këtë organizatë të madhe policore, në mesin e shumë të kërkuarve nga vendet të tjera, përfshirë ato të rajonit, megjithatë figurojnë shumë fëmijë të humbur që kërkohen.

Nga numri i përgjithshëm prej 8.339 persona të shpallur si të humbur nga Interpoli, gjithashtu asnjë nuk figuron nga Kosova, as fëmijë e as të rritur.

Megjithatë, nga Shqipëria, kërkohen si të humbur 142 persona, të gjithë të rritur, 15 nga Bosnje e Hercegovina, të gjithë të rritur, 2 nga Serbia, prej të cilëve është një vajzë 12 vjeç, 24 nga Mali i Zi, të rritur dhe 1 e rritur nga Maqedonia e Veriut.

Personat e kërkuar për krime, vendosen në Interpol nën siglën e kuqe, kurse ata të humbur nën atë me ngjyrë të verdhë.

Aktualisht Kosova nuk është e anëtarësuar në Interpol dhe Europol, por bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me këto dy organizata të mëdha të bashkëpunimit policor, bëhet nëpërmjet EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat