Gjykata Speciale ia rrëzon ankesën Thaçit e Veselit

Aktuale

Gjykata Speciale ia rrëzon ankesën Thaçit e Veselit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:06
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ankesa kishte të bënte mbi vendimin e gjyqtarit parprak francez i cili rrëzoi kundërshtimet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe për disa shkelje të të drejtave kushtetuese të të akuzuarve.

Apeli ka marrë vendim në një vijë me gjyqtarin paraprak, duke refuzuar kështu ankesat e Thaçit e Veselit.

Vendimi 42 faqe i panelit të Apelit tashmë gjendet në domenin publik të gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat