Gjermania inicion vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë

Aktuale

Gjermania inicion vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 21:58
KFOR

Kabineti qeveritar i Gjermanisë të mërkurën ka iniciuar vazhdimin e qëndrimit të ushtrisë gjermane në kuadër të misionit të KFOR-it edhe për 1 vit tjetër.

Teksa parlamenti federal këtë kërkesë do ta shqyrtojë javëve në vijim.

Mandati ka parashikuar që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë.

Me të përfunduar lufta, KFOR-i në Kosovë është vendosur që nga viti 1999.

Më 11 qershor 1999, Bundestagu gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në Forcën e KFOR-it në Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat