PDK: Kurtin nuk e pranuan në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

PDK: Kurtin nuk e pranuan në Shtëpinë e Bardhë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Duke e komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, tha se Kurtin nuk e kanë pranuar në Shtëpinë e Bardhë.

Abdullahu në Tëvë1 deklaroi se nuk mund të vlerësohet vizita e Kurtit në SHBA pa u përmendur mungesa e një takimi të nivelit të lartë.

“Është e pashmangshme të vlerësohet vizita e kryeministrit Kurti në SHBA e të mos thuhet ajo që është më e rëndësishmja se në këtë vizitë ku mungon takimi i një niveli të lartë, takim në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi ai.

Abdullahu shtoi se Kurti edhe mund të mos ta ketë pasur të planifikuar një takim në Shtëpinë e Bardhë për arsye se nuk e kanë pranuar.

“Ti më herët pse nuk e planifikove të shkosh në Shtëpinë e Bardhë, a din pse, sepse nuk të pranojnë në Shtëpinë e Bardhë, për këtë arsye nuk ke planifikuar pse ata nuk të kanë pranuar”, tha Abdullahu.

I pyetur se pse nuk do ta pranonin Kurtin në Shtëpinë e Barhdë, Abdullahu përmendi veprimet e Kurtit si opozitar, sidomos kritikat për marrëveshjen e Uashingtonit, marrëveshjen me NATO-n, e të tjera. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat