Jusuf Thaçi pyet Albin Kurtin: Pse po vazhdon privatizimi?

Aktuale

Jusuf Thaçi pyet Albin Kurtin: Pse po vazhdon privatizimi?

Më: 26 maj 2022 Në ora: 23:22
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se pse po vazhdon privatizimi i aseteve nga AKP.

Thaçi tha se është përgjegjësi morale që Kurti të japë sqarim para votuesve të tij për privatizimin e aseteve.

“Është detyrë morale që para votuesve të vetë, kryeministri Kurti, qeveria edhe VV-ja si subjekt politik me dhënë sqarim se cka është ka ndodh me privatizimin e këtyre aseteve.

Pra, pse po vazhdon privatizimi dhe duhet më dhënë sqarim dhe pastaj pa qenë nevoja edhe përgjegjësi, se pa pas sqarimin nuk mundemi me ditë nëse duhet me kërku përgjegjësi ose jo”, tha Thaçi.

Kujtojmë se para disa ditëve u hap vala e re e privatizimit po nga bordi i ri i emëruar nga Qeveria Kurti, anipse VV kishte premtuar që AKP do të mbyllet e do të hapet Fondi Sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat