​Zbulohen arsyet e dorëheqjes së drejtorit të Onkologjisë

Aktuale

​Zbulohen arsyet e dorëheqjes së drejtorit të Onkologjisë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Ndonëse vetëm një muaj qëndroi si drejtor në Klinikën e Onkologjisë, Ardian Millaku tashmë e ka paraqitur dorëheqjen e tij në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Millaku për KosovaPres tha se arsyet e dorëheqjes së tij kanë të bëjnë vetëm me dëshirën për ta vazhduar kontributin e tij si profesionist shëndetësor e jo si menaxher.

Ai tha se të martën e kësaj jave e ka dorëzuar dorëheqjen, por që ende nuk ka marr ndonjë aprovim nga drejtoria e ShSKUK-së.

Millaku: Më e arsyeshme më është dukur të kontribuoj si profesionist shëndetësor

“Unë vetëm e kam paraqitur dorëheqjen, ende nuk ma kanë aprovuar ata… Të martën e kam paraqitur… Duke e parë që është më e arsyeshme me kontribu si profesionist me pacientë dhe mos me u marr më shumë me çështje administrative me humb kohë dhe energji. Nuk munda të përshtatem me pozitën menaxheriale, mu duk më e arsyeshme me u kthy si profesionist. Asnjë arsye tjetër nuk ka pasur, çështje personale familjare gjëra që as presione, as diçka të keqe vetëm personale… Vetëm e kam paraqitur ende nuk e kanë aprovuar” , u shpreh ai.

Në fund të muajit prill onkologu, Millaku bashkë me disa drejtorë tjerë të rinj që ishin përzgjedhur në disa klinika të QKUK-së, kishin nënshkruar kontratën e punës për pozitat menaxheriale.

Para Ardian Millakut Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e ka udhëhequr onkologu, Iliri Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat