Vdekja e Nishanit, Hoxhaj: Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët

Aktuale

Vdekja e Nishanit, Hoxhaj: Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:18
Enver Hoxhaj dhe Bujar Nishani

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka ngushëlluar Shqipërinë për vdekjen e ish-presidentir Bujar Nishani.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lajmin për vdekjen e Bujar Nishanit e mori me dhimbje të madhe. 

"Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani. Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se Nishani “ishte ndër politikanët më shembull, dinjitoz dhe mik i imi i ngushtë!”.

“Një atdhetar i madh, që punoi shumë për interesat e kombit shqiptar. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani, miqve dhe të gjithë kombit shqiptar. U prehsh në paqe President!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë edhe një fotografi bashke me Bujar Nishanin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat