Kamberi kërkon përsëritjen e votimit në Tërnoc

Aktuale

Kamberi kërkon përsëritjen e votimit në Tërnoc

Më: 30 maj 2022 Në ora: 15:21
Shaip Kamberi

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të kërkojë anulimin e votave në Tërnoc dhe përsëritjen e votimit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij koalicioni, Shaip Kamberi.

Ai ka bërë të ditur se afati i ankesave përfundon sonte (e hënë) në orën 20:00.

“Afati i ankesës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të materialit zgjedhor në komisionin komunal zgjedhor dhe përfundon sonte në orën 20:00”, ka thënë Kamberi.

Deputeti shqiptar ka thënë se nuk do të dorëzohen dhe ka shtuar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

“Ekipi ynë juridik po punon në atë drejtim dhe do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore”, ka thënë Kamberi.

Në zgjedhjet të cilat u përsëritën për herë të dytë të premten, më 27 maj, në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 598 vota, të cilat ishin pamjaftueshme për mandatin e deputetit.

Zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit u mbajtën të premten për herë të tretë. Më 28 prill ishin përsëritur zgjedhjet në këtë vendvotim.

Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre dhe kishte mbledhur mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet, por Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i kishte anuluar zgjedhjet e përsëritura.

Gjykata Administrative e kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ndaj vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat