Ambasadori amerikan ribashkon ish “Ekipin e Unitetit”

Aktuale

Ambasadori amerikan ribashkon ish “Ekipin e Unitetit”

Nga: M.L. Më: 31 maj 2022 Në ora: 23:00
Ish “Ekipi i Unitetit” me ambasadorin Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier ka mbledhur sonte në një darkë ish “Ekipin e Unitetit”, që ishin negociator të bisedimeve të Vjenës gjatë viteve 2006-2007.

Në një postim në Twitter Ambasadori Hovenier, shkroi se në darkën e sotme ata kujtuan të kaluarën, udhëheqjen e Martti Ahtisaarit, si dhe arritjet e Kosovës.

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të "Ekipit të Unitetit" të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007.

Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, shkroi ambasadori.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat