Zëdhënësi i Qeverisë: Nuk ka korrupsion në Qeverinë Kurti, në video nuk pati fakte

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Nuk ka korrupsion në Qeverinë Kurti, në video nuk pati fakte

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 09:12
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu është deklaruar për audio-incizimet e publikuara dje në lidhje me dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Infrastrukturës, në të cilat përmendet emri i ministrit Liburn Aliu.

Kryeziu tha se videos që publikuar i mungojnë faktet teksa shtoi se kjo mund të jetë një përpjekje për të krijuar një “Pronto 2”.

“E pash videon, të cilës i mungonin faktet, por kishte me bollëk interpretime e narracione. Ndoshta është përpjekja për të krijuar një “Pronto 2” por kjo nuk ndodh me Qeverinë Kurti. Motivi tjetër mendoj është që nëse ka diçka që është e pakontestushme  për Qeverinë Kurti është fakti që kjo qeveri nuk ka korrupsion”, tha Kryeziu në Kanal 10.“Kjo qeveri është jo e korruptuar dhe e lufton korrupsionin. Po dëshirojnë ta fusin qeverinë në rangun e qeverive të kaluara”,  shtoi Kryeziu.

Web-emisioni “Ditari i Buzhalës”  gjatë ditës së djeshme ka trajtuar një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.

Gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Florian Ramqaj, këshilltar i Ministrit Liburn Aliu emri i të cilit i tij u përmend në këto audio-incizime.

Ramqaj ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë, duke i quajtur këto raportime shpifje. Madje, ka paralajmëruar edhe padi.

“Nuk ka asgjë të vërtetë te sulmet me shpifje, përveç faktit se shpifjet po porositen nga ata që janë stërpasuruar padrejtësisht. Nga ata që ne ua kemi ndalë hajninë.Pikërisht në kohën kur lëre që nuk ka keqpërdorime por edhe ku janë duke u luftuar e denoncuar cdo ditë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur, sidomos në ministrinë Infrastrukturës, sot qenka publikuar një emision, ku për ironi lakohet emri im për kinse keqpërdorime”, ka shkruar Ramqaj në Facebook.

Në anën tjetër, nuk ka pasur ndonjë reagim nga Ministri Liburn Aliu në lidhje me këto raportime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat