​Hoxhaj takon Lajçakun, flasin për dialogun

Aktuale

​Hoxhaj takon Lajçakun, flasin për dialogun

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 10:20
Foto nga takimi

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka takuar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përmes shkrimit në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë.

"Takova mikun tim Miroslav Lajcak në Globsec dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë", ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat