Sërish asnjë rast i ri me COVID-19

Aktuale

Sërish asnjë rast i ri me COVID-19

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit s’është regjistruar asnjë rast i vdekjes apo rast i ri me COVID-19, raporton Express.

Sipas MSh’së, që nga dje janë shëruar gjashtë qytetarë.

Lexo Edhe: 

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!

AKP i fton Komunat e Kosovës që ti përgjigjen kërkesave të AKP-së për bash…

Numri i rasteve aktive është 49. 

Njoftimi i plotë:

07 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.

Në total numri i rasteve aktive është 49.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat