Bislimi e pret ministrin e Jashtëm grek në Aeroportin e Prishtinës

Aktuale

Bislimi e pret ministrin e Jashtëm grek në Aeroportin e Prishtinës

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:05
Nikos Dendias

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret sot në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Mediat mund të marrin pamje nga pritja në ora 14:00.

Ndërkaq, takimi i përbashkët i zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministrit Dendias, do të mbahet në ora 15:50 në ndërtesën e Qeverisë.

Veç këtij takimi, Nikos Dendias do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat