Lama thotë se “Open Balkan” është një forum i dështuar

Aktuale

Lama thotë se “Open Balkan” është një forum i dështuar

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:54
Alma Lama

Open Balkan (Ballkani i Hapur) është një forum i dështuar pasi që shtetet e Ballkanit nuk mund të ulen në një tryezë pa Bashkimin Evropian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka thënë kështu analistja, Alma Lama.

Ish-ambasadorja kosovare në Itali, tutje ka thënë se mosbesimi është shumë i lartë për çdo iniciativë që vjen nga Serbia, prandaj Kosova e refuzon të bëhet pjesë e “Open Balkan”.

“Ky do të jetë një forum i dështuar sepse shtetet e Ballkanit nuk ulen dot të gjithë së bashku në një tryezë pa mediator, pa Bashkimin Evropian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyeja themelore e këtij kundërshtimi është mos besimi tek Serbia, sepse ky është një forum i iniciuar nga Serbia dhe Qeveria Shqiptare. Mosbesimi është shumë i lartë në çfarë do lloj iniciative që vjen nga Serbia saqë Kosova gati në mënyrë automatike e refuzon”, tha Lama.

Sipas saj, forumi Open Balkan do të ketë sukses vetëm në qoftë se kjo iniciativë përfshihet në procesin e Berlinit.

“Ky forum është vetëm iniciativë rajonale, në rast se do të shkrihet kjo iniciativë në procesin e Berlinit, atëherë mund të ketë sukses. Kjo sepse Kosova pastaj mund të ketë arsye për t’u bashkuar”, shtoi Lama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat